Kreu i Policisë se Shtetit, Haki Cako ka konfirmuar zyrtarisht gjatë një konference për mediat se autori i dyshuar i vrasjes së komisarit Artan Cuku më 8 prill 2017 në ‘Rrugën e Kosovarëve’ në kryeqytet është personi i ndaluar Mikel Shallari. Cako tha se Mikel Shallari është ekzekutori i vrasjes së Artan Cukut.
“Në datë 10 qershor është ndaluar Mikel Edmond Shallari, lindur në Kuçovë dhe banues në Qytet Studenti në Tiranë, i cili është autori i dyshuar vrasjes së Artan Cukut.
Roli i Shallarit është ekzekutor. Ka edhe persona të tjerë të shpallur në kërkim. Provat e administruara janë të konsiderueshme, vazhdojmë punën për dokumentimin e plotë.
Është person me precedent, i skeduar nga Policia e Shtetit.
Detajet e tjera i përkasin hetimit dhe do të zbardhen në një moment të dytë” deklaroi drejtori i Policisë Haki Çako.
Prokurori: Shallari vrasësi, por nuk dihet ideatori
“Nuk e dimë nëse vrasja është bërë për hakmarrje, ideatorin e krimit ende nuk e dimë, mund të jetë Shallari, ose dikush tjetër, por këtë nuk e dimë.
Ai vazhdon që të mohojnë se është ekzekutor në këtë krim. Është marrë në pyetje, dhe i janë ofruar të gjitha indicient, ka një modifikim të qëndrimit.
I është ofruar bashkëpunimi më drejtësinë” u shpreh ai. /a.ç