Policia e Shtetit, me anë të një deklarate për shtyp bëri sot të ditur se gjatë javës së fundit, në Rinas, jane ndaluar 4 persona te cilet tentuan te nxirrinin jashte Shqiperise mijera euro, te padeklaruara.
Konkretisht janë proceduar penalisht 4 shtetas për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe konkretisht shtetasit:
M.K., i cili nuk deklaroi shumën prej 55.600 Euro
I.K., pasi nuk deklaroi shumën prej 50.000 Euro.
A.H., i cili nuk deklaroi shumën 10.100 dollarë dhe 585 Euro
R.K., pasi nuk deklaroi në Rinas shumën prej 9.500 Euro.
a.ç