Saif al-Islam Gaddafi, djali i dytë i ish liderit të Libisë, Muammar Gadaffi thuhet se është liruar nga amnistia, në një lëvizje që mund të ushqejë më shumë destabilitet, shkruan BBC.
I preferuari i të atit për pasardhës, ai është mbajtur nga milicia në qytetin e Zintan në 6 vitet e shkuara. Batalioni i Abu Bakr al-Siddiq thotë se është liruar të premten, por nuk është bërë ende publike.
Raportimet lokale thonë se ai tashmë është në qytetin lindor të Bayda me të afërmit e tij. Gurpi militar thotë se veproi sipas një kërkese “të brendshme të qeverisë”. Kjo qeveri, me bazë në lindje të vendit, i ka dhënë amnistinë Gaddafit.
Pavarësisht se është dënuar me vdekje në mungesë nga gjykata e Tripolit, në perëndim të vendit, ku kontrolli është në duart e qeverisë rivale të Kombeve të Bashkuara.
Ndërsa raportime të tjera thonë se lajmi është fals.
a.ç