Masa të të rrepta sigurie në përurimin e sheshit “Skënderbej” në Tiranë. “Panorama” publikon disa foto nga nisja e ceremonisë së përurimit. Kështu, Policia dhe garda janë vënë në lëvizje dhe kanë kontrolluar çantat e qytetarëve.
Kontrollet kanë ardhur si pasojë e shtimit të masave për parandalimin e ndonjë sulmi terrorist. Ceremonia pritet që të fillojë së shpejti, ku Bashkia Tiranë ka planifikuar aktivitete ditën e sotme.