Kryetari i LSI Petrit Vasili ka intensifikuar akuzat ndaj kreut të policisë Haki Çako. Nga studioja e emisionit “Kjo Javë” në News 24, Vasili ka përforcuar deklaratat e dhëna një ditë më parë ngë Luan Rama.
Ai tha se nën drejtimin e policisë nga Çako, Shqipëria u mbush me kanabis.
“Nën drejtimin e këtij zotnie, Shqipëria arriti rekordet më negative lidhur me historinë e kanabizimit të vendit”, deklaroi Vasili./a.m.