Kryetari i LSI ka vijuar me akuzat ndaj Ramës dhe Bashës. Nga studioja e emisionit “Kjo Javë” në Neës 24 Vasili komentoi edhe punën e ministrave teknikë. Ai tha se administrata është në stanjacion dhe ushtrhen shumë kontrolle të kota. I pyetur nëse LSI do tërheqë ministrat vasili u përgjigj kështu:
“Nuk kemi menduar të tërheqim qeverinë, qeveria është një qeveri besimi, do vazhdojmë edhe këto dy javë”.
Vasili paralajmëroi ministrat teknik se pas 25 Qershorit do përballen me akuzën e shëprdorimit të detyrës.
“Është një punë tërësisht qesharake. Kam asistuar edhe në kontrollet që bëhen, janbë 5-6 në ditë, qesharake, e ka penguar administratën. Punët e shtetit janë ndalur, është një masë tërësisht fiktive. Kjo ka paralizuar tërësisht administratën, shumë punë janë në stanjacion të plotë. Të gjithë ata do përballen me akuzën e shpërdorimit të detyrës, 25 Qershori vjen shpejt”, tha Vasili./a.m.