PDIU ka reaguar ndaj kryedemokratit Lulzim Basha për deklaratat që bëri sot paradite në Dibër, ku u bëri thirrje qytetarëve “që votat për PDIU-në që është zhytur me kokë në qypin e turshive, më mirë t’i hedhin në lumë”.
Kjo forcë i kujton Bashës së bashkinë Dibër e fitoi PS, ndërsa ironizojnë duke shprehur habi se pse Basha nuk kërkon vota për PD-në.
“PD është parti që na del detyra ta mbrojmë të gjithë si vlerë e pluralizmit, sidomos në këto momente të vështira. Kryetari i saj nuk kërkon vota për PD në Dibër, por i kërkon dibranëve të mos votojnë për PDIU-në, e ti hedhin votat në lumë. Ne e dimë që ai ka qejf detin e lumenjtë, por Bashkinë e Dibrës e ka fituar PS”,- thuhet në reagimin e PDIU-së./a.m.