Megjithatë, kategoria me më shumë rritje është ajo e biznesit të mesëm, shtresë e ndikuar veçanërisht nga operacioni anti-informalitet, që detyroi bizneset të deklaronin xhirot e tyre të vërteta. Numri i bizneseve të mesme në katër vjet është 7-fishuar.
Përsa i përket biznesit të madh, ai me xhiro mbi 5 milionë dollarë në vit, që prodhon edhe më shumë punësim, brenda këtij 4-vjeçari, numri është rritur nga 440 biznese në 602, ose 28% më shumë.
Ndonëse struktura e biznesit vazhdon të dominohet në shumicë dërrmuese nga biznesi i vogël, në këto katër vite vërehet se gjithmonë e më shumë sipërmarrës të vegjël janë në gjendje të rriten, duke kaluar në pragun e mesëm apo të lartë.
Një performancë e tillë, duket se është lehtësuar edhe nga zerimi i tatimit për biznesin e vogël dhe nga përgjysmimi i taksës për biznesin e mesëm.lexo.al