Kryeministri Edi Rama ka folur shumë edhe për jetën e vet, ndërkohë që ka thënë atë që e pret në të ardhmen. Po mendoj nje jete te trete. Jetën e parë e ka lidhur me artin, Jetën e dytë me politikën dhe të tretën e ka lënë të hapur.
Ai ka justifikuar njeërzit që e mbështesin. “Ata që dalin në mitingje, janë arsyeja më e madhe e motivimit tim. Ata që të besojnë është motivim i madh. Mund të quhet dhe adrenalinë.
Lumturia është fjalë shumë e madhe. Që më pëlqen puna dhe që më pëlqen të bëj e të shoh ndryshimin e gjërave falë punës sime kjo është padiskutim motivim”.
Sa për jetën e tij ka thënë se po përgatitet për të ardhmen. Unë kam pasur një jetë që ka qenë krejt ndryshe nga kjo. Edhe e kam shijuar edhe atë jetë dhe se ajo më pëlqente. Dhe jam në një zonë të trurit duke përgatitur jetën tjetër. Dhe nuk dua të ngordh në timon. Do ta shikosh. Është diçka që po e përgatis dhe mendoj se është e rrezikshme të presësh kur të tjerët të thonë ik. Duhet të përgatisësh ti momentin kur duhet të ikësh. Kam pasur disa biseda të rëndësishme me lidera dhe kam dashur të kuptoj këtë pjesë. Joshka Fisher më ka treguar përgatitjen për tu larguar dhe është realisht proces i shëndetshëm.
Por jeta e tretë do jetë po kaq interesante sa dy jetët e tjera. Do jetë në Surrel…