Ish-kryeministri Sali Berisha nga studio e emisionit “Përballë”, të gazetarit Lutfi Dervishi, ka folur edhe për kritikat dhe sjelljen e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli dhe deputetit Arben Imami, pasi u lanë jashtë nga listat e PD. Ai ka nenvizuar se zerat kritike ne PD nuk shuhen kurre, teksa i ka quajtur Imamin dhe Topallin, “ish bashkëpunëtorët e mi dhe miqtë e mi për aq kohë sa ata të dëshirojnë të ruajnë ato raporte”.
“Jo, nuk shuhen. Zërat kritikë nuk shuhen kurrë në asnjë parti, as në partinë demokratike. Kurrë ndonjëherë nuk e ka patur populli i opozitës më afër, më të prekshme, më të mundshme fitoren, se sa në këto zgjedhje. Imagjino kë kanë kundërshtar. Kanë kundërshtar një njeri I cili pasi mashtroi, pasi shpalli platformë me 42 premtime dhe ka zbatuar vetëm një prej tyre, heqjen e TVSH-së për ilaçet, paçka se çmimi i ilaçeve është rritur me 30% në krahasim me 3 vjet më parë“, tha Berisha.
Berisha nuk pranoi të komentojë qëndrimin e Topallit dhe Imamit pas lënies jashtë listës së PD. Ai shtoi se kryetari ka të drejtë të zgjedhë ekipin e tij.
“Unë nuk kam asnjë koment për qëndrimin e asnjeriu. Duhet të dish një gjë. Ata me të cilët unë mbylla kapitullin tim më 20 korrik të vitit 2013. Ata janë ish bashkëpunëtorët e mi dhe miqtë e mi për aq kohë sa ata të dëshirojnë të ruajnë ato raporte. Natyrisht kryetari i ri i PD-së ka absolutisht të drejtë të zgjedh ekipin e tij pa asnjëlloj hezitimi në këtë aspekt sepse thotë se unë me këtë ekip do të fitojë, me këtë ekip do të qeverisë“, tha Berisha.
Ai ndër të tjera foli edhe për atë çfarë veçon se i pëlqen te programi i Bashës, kryesisht për taksat.
“Unë e pëlqej shumë masën e kryetarit të PD-së për uljen e TVSH-së, sikundër zbritjen në 9% të taksës së sheshtë, por pëlqej një premtim solemn, që ai po u bën fshatarëve dhe në tërësi prodhuesve, trarin e doganës. Unë kam qenë gjithnjë për tregun e lirë, por tregu i lirë kërkon disa rregulla për t’u respektuar. Nëqoftëse fermeri francez, fermeri italian subvencionon qumështin e lopës, duke i dhënë fermerit 3 euro në ditë për çdo krerë, fermeri shqiptar në rast se ne nuk ia mbrojmë prodhimin, fermeri shqiptar e ka të pamundur të përballet. Lulzim Basha ka marrë përsipër… E vërteta është se kësaj here është frymëzuar nga presidenti Trump, i cili po prish marrëveshjet e tregtisë së lirë. Pse po i prish marrëveshjet e tregtisë së lirë?! Sepse thotë që këto marrëveshje kanë vënë në pozita të pabarabarta fermerët e SHBA-së. E vërteta është se edhe ata marrin subvencione, por në plus-minuset e tij, presidenti Trump…”, tha Berisha.
a.ç