Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e tij elektoral në Pogradec. Edhe pse jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë, ai ka kthyer një ëprgjigje të ashpër ndaj deklaratave të preisdentit të zgjedhur Ilir Meta. Ai tha se qytetarët “nuk duhet të dëgjojnë kukuvajkat që flasin për demokracinë”.
“Të çlirojmë zyrat e shtetit nga lloj- lloj dallkaukësh që janë aty si pasojë e partive pengmarrëse. Kërkojnë mundësinë për të pasur një dorë në timon dhe për të shantazhuar PS për ta detyauar të vazhdojë historinë e pushtetit që ndahet si një tepsi në Tiranë
ndaj është momenti historik për të na dhënë fuqinë që sikurse kemi nisur transformimin nga zëmrat e qytetave të vazdhojmë deri në fshatrat më të largët, duke cuar rrugët, gjelbërimin, ujin, dhe turizmin.
Mos i dëgjoni më kukuvajkat dhe papagajt që cdo natë ju rrokanisin kokën me shprehjet për dashurinë ndaj popullit, të interesit të stabilitetit, të konsensusit të integrimit dhe lloj lloj përrallash për pluralizmin dhe demokracinë madje kur ju dalin përpara uljani zërin TV dhe shikojini në fytyra, e do thoni këtë e kam parë, ky ishte ai që dikur bëri një vërr në ujë, ky ishte ai që atëher zhduku një thes, dhe do kuptoni që të gjithë ata që kërkojnë votën sot janë prej 20 vjetësh që vijnë vërdalle duke marrë vota dhe duke shqyer rroga, janë të provuar, stërprovuar, të djegur të përvëluar dhe s’kanë ca u ofrojnë më shumë popullit shqiptar”.
/a.m.