Në takimin e zhvilluar në qytetin e Përmetit me pensionistë dhe ish-ushtarakë, kandidatja e PS-së, Mirela Kumbaro theksoi se pavarësisht reformave të bëra për rritjen e pensioneve, mbetet akoma shumë për të bërë për këtë kategori shoqwrore.
Ajo tha se në 4 vitet që vijnë pensionet do vijojnë të rriten dhe çdo fundvit, pensionistët do të marrin një shpërblim deri në 100 mijë lekë, teksa u ndal tek investimet e shumta bërë nga qeveria jo veçc për Përmetin por për gjithë qarkun, i cili sot është një kantier i madh rilindjeje, e nga kjo rilindje përfitojnë të gjithë.
“Qarku i Gjirokastrës i harruar ndër vite është sot më shumë se çdo qark tjetër në qendër të vëmendjes dhe e dini pse, sepse është hambar ekonomie i pashfrytëzuar. Sot që flasim ,në Qarkun e Gjirokastrës të shtatë bashkitë janë kthyer në shtatë kantiere. Shteti funksionon për të gjithë. Ne u futëm në koalicion me rregulla të pastra loje dhe thamë “Do të punojmë për të gjithë”. Por pamë që ministritë u morën peng si parcela, ndaj ne duam të jemi të vetëm në qeverisje dhe ta qeverisim Shqipërinë për shqiptarët, Përmetin për përmetarët, se ne nuk i ndajmë shqiptarët ne demokratë dhe socialistë”, tha Kumbaro
Të njëjtin mesazh Kumbaro ndau edhe me ish-ushatarakët duke theksuar se rilindja urbane nuk është fasadë, por program që përmirëson cilësinë e jetës.
“Zhvillimi apo moszhvillimi, investimet apo mungesa e tyre lidhet me jetën tuaj të përditshme, lidhet me të gjithë Përmetin”.
“Përpara se të jeni ish -ushtarakë dhe familje ish-ushtarakësh, jeni përmetarë dhe si të tillë ju jetoni në këtë qytet, jetoni në këtë bashki dhe kjo do të thotë se zhvillimi apo moszhvillimi, investimet apo mungesa e tyre lidhet me jetën tuaj të përditshme, lidhet me të gjithë Përmetin. Fasadat e qyteteve, ndryshe nga sa na akuzojnë, nuk janë fasada, por janë përmirësim i cilësisë së jetesës. Nga qendrat e qyteteve futemi nëpër lagje, nga lagjet shkojmë nëpër periferi dhe pastaj nëpër fshatra”,- vijoi më tej Kumbaro.