Giorgio Riformato është larguar nga Shqipëria ditën e djeshme përmes një avionic, që kësaj here nuk ka qenë i mbushur me drogë, por me oficerë policie dhe pranga në duart e italianit.
I dënuar me 15 vite burgim për trafik ndërkombëtar të drogës, italiani u ekstradua mesditën e djeshme për në Itali, ku do të vuajë dhe dënimin e mbetur.
Avioni i tipit “Piper” që drejtonte italiani u rrëzua në zonën e Divjakës në vitin 2014. Rasti I Riformatos do të bënte mjaft bujë.
Në avionin e tij nuk u gjet drogë në kohën kur policia mbërriti në Divjakë, por fare pranë avionit, do të gjendej një makinë e mbushur me 305 kilogramë kanabis/a.ç