Një sherr i dhunshëm mes dy vëllezërve, ka degjeneruar në përdorimin e thikave. Për pasojë, ka mbetur i plagosur vëllai i vogël, 22 -vjeçari Adelaj Dylia, i cili sipas mediave italiane ka marrë plagë të rënda, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
I riu u plagos me një thikë kuzhine në pjesën e barkut nga vëllai i tij i madh, 24 – vjeçari Albion Dylia. Ngjarja ndodhi në banesën e vëllezërve shqiptarë, në Bergamo, shkruan Repubblica./a.ç