Ushtrimet fizike janë një zakon i mirë që nuk duhen lënë pas dore, edhe pse gjetja e kohës për të bërë ushtrime fizike ndonjëherë na detyron ta planifikojmë ndryshe ditën.
Një nga momentet më të preferuar për të bërë ushtrime, është pushimi i drekës, edhe pse kjo sjellë nevojën për të hequr dorë nga ngrënia e këtij vakti.
Si të sillemi në këto raste?
Ja ku keni disa këshilla se si të ushqeheni në këtë rast por jo vetëm, për të marrë përfitimet maksimale nga stërvitja dhe për të pasur energjinë e duhur për të përballuar ushtrimet:
1. Një mëngjes i mirë- Të stërviturit në mëngjes është një zakon i mirë, pasi deri në orën 12 metabolizmi punon më shpejt dhe djeg më shumë kalori.
Niseni ditën tuaj duke pirë dy gota ujë, do të ishte akoma më mirë nëse i shtoni edhe lëng limoni. Pas kësaj jepini vetes kënaqësinë e një mëngjesi të shijshëm me bazë fruta dhe kos, me disa biskota dhe një fletë bukë, të cilat duhet të konsumohen 30-40 minuta përpara ushtrimeve.
2. Pushimi i drekës- Kush stërvitet në drekë apo shkon në palestër, bën mirë ta ndajë të ushqyerit në dy pjesë: një orë përpara stërvitjes është mirë të konsumoni diçka të lehtë, një panine për shembull, për ti len vendin më pas një pjate me përbërje proteina, si për shembull mish, peshk ose vezë, pas stërvitjes, të shoqëruara edhe nga një sallatë e mirë ose perime.
3. Pasditja- Edhe në këtë rast do të ishte mirë të konsumoni diçka që mund të tretet lehtë, në këtë rast do të ndihmonte një banane pasur me kalium, e shoqëruar m tre apo katër arra, ushqim perfekt për të rifituar energjitë.