Mbrojtësi brazilian, Danilo, nuk po arrin t’i bindë drejtuesit e Los Blancos, i cili nuk ka arritur t’i justifikojë 30 milionë eurot e shpenzuara për të.
Për këtë, Zinedine Zidane i ka dhënë dritën e gjelbër lojtarit që të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.
Pavarësisht sezonit të dobët dhe kritikave në drejtim të brazilianit, “Diario Gol” raporton se Danilo ka disa oferta në tavolinë.
Sipas “Diario Gol” Juventusi dhe Liverpooli janë duke u interesuar për mbrojtësin e Real Madridit, i cili në “Santiago Bernabeu” është vetëm zëvendësues i Dani Carvajal.