Janë publikuar pamje të xhihadistit në fanellë të klubit futbollist, Arsenal, duke vdekur në rrugën pak momente pas masakres ne Urën e Londrës pasi mbaroi të shtënat. Khuram Butt vdiq i shtrirë në shpinë me oficerët e policisë duke i shkrepur armët e tyre mbi të tetë minuta pas që ai e kishte udhëhequr vrasjen e tetë personave dhe plagosjen e 48 të tjerëve.
Pamje të xhiruara në telefon mobil, e shfaqin atë duke u dhënë frymën e fundit në rrugë pranë lokalit Wheatsheaf në hyrje të Borough Market. Ndërkohë, në anën tjetër të rrugës vdiqën po ashtu shokët e tij, Rachid Redouane dhe Youssef Zaghba. /ma.me