Janë rreth 2000 aplikime të qytetarëve për të përfituar nga mbështetja me kredi të butë.
Sot ishte edhe afati i fundit i aplikimeve. Brunilda Paskali, nënkryetare e bashkisë Tiranë sqaroi se nëse nuk do të plotësohet numri i 1000 përfituesëve do të bëhet një thirrje e dytë për qytetarët.
Sot ishte edhe afati i fundit i aplikimeve. Brunilda Paskali, nënkryetare e bashkisë Tiranë sqaroi se nëse nuk do të plotësohet numri i 1000 përfituesëve do të bëhet një thirrje e dytë për qytetarët.
“Nga nesër do të fillojmë dhe të shikojmë dokumentacionin në mënyrë që të japim grupin e parë të personave që mund të mbështeten nga kreditë e buta sa më shpejt mundësisht brenda muajit qershor. Projekti ka ne total 1000 familje. Ky projekt është parashikuar që të përsëritet në vitet në vazhdim. Nëse nuk plotësohet numri do ketë dhe një thirrje të dytë për qytetarët “ tha Paskali.
ma.me