Rreth 150 persona me simptoma helmimi janë paraqitur në urgjencën e spitalit Rajonal të Peshkopisë. Mjekët dyshojnë se ata janë helmuar si pasojë e konsumimit të tortave nga e njëjta pastiçeri në qytet.
Sipas njoftimit bëhet me dije se 50 prej tyre janë fëmijë dhe 12 nga këta janë shtruar në spital ndërsa të tjerët pasi kanë marrë ndihmën e parë janë larguar për në banesë.
Ndersa raportohet se 18 te rritur jane shtruar ne spital, pra 30 persona gjithsej.
Fluksi me i madh i personave qe i drejtoheshin spitalit ka qene dje ne mbremje dhe sot, ku ka nisur edhe shqetesimi i autoriteteve per kete. Ndersa rastet e personave me shenja helmimi kane nisur qe te dielen.
Drejtoria e Shëndetit Publik me konstatimin e rastit ka marrë mostrat dhe i ka dërguar në Tiranë. Në bashkëpunim me inspektoriatin e sigurisë ushqimore ka bllokuar pastiçerinë ne ku dyshohet se janë shitur tortat.
a.ç