Nga Tritan Kalo
Lërini të rriten….Mbrëmë tre të rinj, dy vajza dhe një djalë trokitën në derën time…Vajza e parë mu prezantua si “Kandidatja e LSI-së për Deputete e Njësisë Administrative nr. 7”, dhe dy të tjerët si shoqëruesit e saj, të kësaj fushate portë më portë…
Deri këtu asgjë e keqe, sepse një prezantim i thjeshtë dhe pa bujë shpesh mua si individ, më len shije shumë më të mirë se ato prezantimet e zhurmëshme e plot bujë nëpër tubimet elektorale…AJO që mua më shqetsoj ishte fakti se, vajza e cila pretendonte të hyne në Parlamentin e Ardhshëm nuk e kishte kapërcyer me siguri pragun e 20 viteve…Ende një e re pothuajse fëmijë e cila duhet të formohet, të edukohet, të profesionalizohet përpara se të përdoret, si një “front-runner” në fushën e politik-bërjes…
AJO do të jetë një nga Ligjbërëset e ardhëshme të Parlamentin tonë, kur vetë nuk e ka formimin minimal si atë profesional po ashtu edhe atë kulturor, për të marë mbi vetë një barrë të tillë…PËRSE e deformoni në këtë mënyrë dhe në këtë shkallë brezin tonë të ri???….NUK bëhet fjalë për ndonjë Revolucion dhe dihet forca e roli i Rinisë në të, as nuk bëhët fjalë për zgjedhjet në Forumet e LRI-së, POR për zgjedhjet PARLAMENTARE të atyre individëve, të cilët në katër vitet e ardhëshme do të hartojnë Ligjet për ndryshimet Kushtetuese, ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Jetësimin e Dekriminalizimit të Parlamentit, të Jetësimit të Reformës në Drejtësi, Hapjen e horizonteve për Ringritjen ekonomike të vendit, Hapjen e mundëshme të Negociatave për Pranimin në BE, etj….
Apo të na ndodhë si me këtë Parlament, kur opozitën Ligjit mbi Reformën në Arsimin e Lartë nga ana e LSI-së e bënte një vajzë, e cila ende nuk i ka kryer studimet Universitare…ME fëmijë dhe elif-matrakër të tillë do të vijoni ti bëni këto gjëra madhore???…Quo vadis Shqipëria ime!!!
Marrë nga Tritan Kalo,-Facebook