Kryetari i opozitës Lulzim Basha në një prej takimeve elektorale ka zbardhur edhe detaje nga jeta private. Ai ka treguar rreth njohjes me bashkëshorten Aurelën. Ai ka folur për jetën e tij te njësia 9 në Tiranë.
“I njoh këto rrugët, nga futeshim e nga dilnim sepse shtëpinë e tyre e ka këtu poshtë. Kam kohë pa ardhur por nuk i kam harruar megjithatë këto kthesa nuk kanë ndryshuar. Njeriu nuk i harron kurrë vitet e fëmijërisë megjithëse kjo lagje më ka falur dashurinë e jetës sime dhe nënë e dy vajzave të mia. Kam edhe kujtime të tjera, kur bënim ushtrimet e matematikës në shtëpinë e profesor Koçit dhe zysh Meritës. Në kat të tretë apo të katërt? I treti, po. Dhe nga kati 3 shihnin atë shtëpinë me portokalle përpara, dhe më pas dilje nga anash dhe shkoja tek shtëpia e Aurelës.”-tha Basha duke buzëqeshur./a.m.