John Terry pritet t’i bashkohet skuadrës Bournemouthit. Legjenda e Chelseat, John Terry është në kërkim të një skuadre të re, pasi në fund të sezonit të kaluar u largua nga Stamford Bridge.
Sipas The Sun, mbrojtësi anglez është shumë pranë marrëveshjes me skuadrën e Premierligës, Bournemouth.
Terry kishte ofertë edhe nga West Brom, por refuzoi ofertën e tyre prej 120 mijë funteve në javë.
Për shërbimet e anglezit janë të interesuara edhe skuadra të ndryshme nga MLS në SHBA dhe Kina, përgatiti ”Express”. (b.an)