Është parandaluar në kohë nga forcat e policisë një ngjarje të rëndë kriminale që mund të kishte përfunduar me vrasje të dy vëllezërve.
Ngjarja
Shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë një konflikt mes tre shtetasve, ku dy prej tyre vëllezër kanë shpëtuar në kohë nga një vrasje e mundshme nga një person i tretë. Pas një konflikti për motive të dobëta të ndodhur ndërmjet shtetasit Luan Meta dhe shtetasve D.B dhe B.B(vëllezër), këta të fundit e kanë goditur pasi pretendonin se shtetasi Luan Meta i dëmtonte të mbjellat me bagëti, shkruan express
Shërbimet policore, në mënyrë të menjëhershme për parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kapur në flagrancë shtetasin Luan Meta duke tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasit D.B dhe B.B.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë model 63 me fishekë në folenë e saj si dhe 35 cop fishekë. Në këto kushte, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Lushnje, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
-Luan Meta, 41 vjeç, banues në lagjen “20 Tetori” Lushnje.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, të parashikuar nga Nenet 76, 22 e 278 të Kodit Penal. /a.ç