Z. Marko u shpreh i zhgënjyer nga politika 20 vjeçare edhe pse është një nga themeluesit e PD-së, prej 15 vitesh ai shprehet se nuk voton. Mirëpo, Marko është i ashpër kur flet kur vjen fjala për tradhëtinë kombëtare. Duke nënkuptuar faljen e detit Greqisë që Basha beri kur ishte minister i jashtem.
Ai shprehet se “Kam themeluar degën e parë të PD në Elbasan. Vettingu duhet të parashikojë edhe tradhëtinë, jo vetëm çfarë kanë vjedhur. Jemi qeverisur nga tradhëtarë kombëtarë. Unë kam 15 vjet që nuk votoj, sepse u persekutova nga ai regjim, u persekutova edhe nga ajo që mendova se do shpëtoja.“
Marko e ka ndjekur Kryeministrin Rama dhe shprehet së Shqipëria është në rrugën e drejtë dhe Vettingu duhet të nisë zbatimin sa më parë.