Vazhdojnë rastet e përfshirjes së punonjësve në pozicione drejtuese në aktivitete të fushatës zgjedhore. Ministria e Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabina, ka depozituar sot pranë organit të Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Kukës, një informacion mbi angazhimin në fushatë zgjedhore tëPërgjegjësit të Zyrës Arsimore Has, z. Selman Qemanë duke përfshirë edhe punonjësit në varësi të tij, personel të zyrës arsimore.
Punonjësit e përfshirë janë Specialisti i Burimeve Njerëzore, z. Erlis Dibra, Specialisti i Kurrikulës z. Jetmir Qaushi, Drejtori i Shkollës 9-vjeçare Zahrishtë z. Veli Ibraj.
Ndërkohë Ministria e Arsimit dhe Sportit konfirmon gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin me organet kompetente duke vlerësuar çdo provë të depozituar të përfshirjes së paligjshme të administratës shtetërore në fushatën zgjedhore. /ma.me