“Kam kohë që përpiqem të gjej përkufizimin e shëmtisë që na qeveris prej vitesh dhe mendoj se e kam gjetur. Quhet KAKISTOKRACI.Kjo fjalë që vjen nga greqishtja e vjetër nënkupton qeverisjen e një populli nga njerëzit më të paarsimuar, më të paprinciptë, më të paaftë dhe më të këqinjtë e mundshem”-shkruante Blushi.
Por në fakt, jo vetëm që fjalën “kakistokraci” si përshkruese të regjimeve qeverisëse e politike, nuk e ka zbuluar Blushi, por më e rënda, që padyshim është një njollë e zezë në profilin e shkrimtarit Blush, statusi që ka publikuar Blushi është i vjedhur, si në stil, ashtu edhe në strukturë, edhe në argumente, gati fjalë për fjalë plagjaturë.
Në këtë artikull të websajtit www.sallon.com mund të shihet se si gazetarja Sophia Mcclennen, ia drejton të njejtat fjali që ka përdorur Blushi, me të njejtat ide qëndrore, Donald Trump.
Ja cfarë shkruan ajo:
Që kur Donald Trump filloi fushatën e tij vitin e kaluar, kemi kërkuar për fjalën e duhur, për të përcaktuar llojin e qeverisë që do të udhëheqë. Për fat të mirë kemi një fjalë që përmbledh të gjitha: një kakistokraci, që do të thotë qeverisjen nga elementi më i keq i një shoqërie. Një kakistokraci është një qeveri nga qytetarët më të paarsimuar ose më pak të principtë. Trump planifikon të na sjellë më të keqen nga të dyja.
Dalloni të njejtin stil shkrimi:
“Kam kohë që përpiqem të gjej përkufizimin e shëmtisë që na qeveris prej vitesh dhe mendoj se e kam gjetur”. (Blushi)
“Që kur Donald Trump filloi fushatën e tij vitin e kaluar, ne kemi kërkuar për fjalën e duhur për të përcaktuar llojin e qeverisë që do të udhëheqë”. (Sophia Mcclennen)
Treguesi i dytë se Blushi kopjon dukshëm Mclennen shfaqet kur thotë se “Kakistos është e keqja superiore dhe krat është rregjimi.Nuk ka asnjë term që e vizaton më mirë qeverinë që kemi. Nuk ka as ideologji, as projekt,as program, as ide dhe as mirësi. Imagjinoni për një cast cdo njeri që ata kanë punesuar,kanë futur në parlament apo nxjerrin në tv”.
Ja argumenti i njejtë që përdor gazetarja amerikane për Trump:
“Ne jemi me të vërtetë në prag të një qeverie në dobi të shpinës me çmimin e budallenjve. Njerëzit me të cilët skuadra e Trump po përpiqet të mbushë postet qeveritarë janë fjalë për fjalë, më e keqja e të gjitha të këqijave.”
Me sa duket, të bërit njëkohësisht edhe shkrimtarin, edhe politikanin, Blushit po i kushton atë që di të bëjë më mirë…
Artikulli: http://www.salon.com/2016/12/17/degeneration-nation-it-takes-a-village-of-idiots-to-raise-a-kakistocracy-like-donald-trumps/TemA
ma.me