Merrnin nga Shqipëria me heroinë, kokainë, hashash e marijuanë dhe furnizonin vendpushimet kryesore turistike të bregdetit Sardinian, ato të Ligurias, Toskanës veriore, por edhe Brescias dhe rrethinave të saj.
Shefi i organizatës kriminale ishte shqiptari Viktor Stefanaj, 45 vjeç, rezident në Viddalba, i konsideruar një fermer i padyshimtë, i integruar në mënyrë të përkryer, i martuar me një italiane dhe baba i dy fëmijëve.
Pas dy vjetëve përgjime, ndjekjeje, monitorimi dhe aktivitete të tjera hetimi, policia italiane zbuloi se ishte 45-vjeçari shqiptar që e sillte drogën në ishull.
Operacioni u pagëzuar me emrin e koduar “Ati ynë” sepse shqiptari ndërsa udhëtonte në makinë me drogë lutej vazhdimisht që të mos zhbulohej. Në një nivel të mesëm në organizatë ishin Gian Mario Egris dhe Christian Fresi, të dy nga Valledoria, përkatësisht 28 dhe 34 vjeç. Ata kishin si detyrë të gjetjes së tregut të drogës dhe për ‘hamallë’ të cilëve t’u besonin shpërndarjen e drogës.
Arrestimet e tjera dhe procedimet, gra e burra të moshave të ndryshme, janë të gjithë sardë të ardhur nga Viddalba dhe nga Cagliari.
Njeriu që ishte në krye të punëve në Italinë e Veriut i ka shpëtuar arrestimit në Milano dhe rezulton i pakapshëm dhe është i lidhur me një marrëdhënie familjare me bossin e organizatës.
Detajet e operacionit janë bërë të ditura nga komandanti i repartit operativ të komandës provinciale të Sassarit, Emanuele Fanara, dhe nga komandanti i Kompanisë së Porto Torres, Romolo Mastrolia.
Gjatë operacionit është sekuestruar 1 kg kokainë, metadon, marijuanë, hashash dhe 800 euro të dyshuara se vinin nga aktiviteti kriminal./BW
/a.ç