Nard Ndoka është një nga aleatët e “Republikës së Re”, por duket se ai nuk e harron kollaj edhe atë “të vjetrën”.
Në një video që demokristiani ka postuar sëfundmi, Ndoka pozon sëbashku me një qytetar të Vaut të Dejes, i cili ka një mirënjohje të veçantë për atë që bëri rrugët në të gjithë Shqipërinë, Sali Berishën.
Në videon e postuar nga Ndoka ai e pyet qytetarin sesi i duket rruga ndërsa ai i përgjigjet me këto fjalë:
“Rruga shumë e mirë, është i nderum e i rrespektum kryeministri Sali Berisha.
Edhe shumë faleminderit prej tij dhe e pastë jetën e gjatë bashkë me Partinë Demokratike. Rroftë Sali Berisha, rroftë Partia Demokratike”.