Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata është një nga lojtarët më të kërkuar.
Për shërbimet e tij tashmë po interesohen tre skuadrat e mëdha evropiane, Manchester United, Chelsea dhe Milan.
Sipas AS, Reali tashmë ka refuzuar 60 milionë euro të Manchester Unitedit, pasi kërkon 90 milionë euro.
Problem tjetër mbetet edhe trajneri Zinedine Zidane, i cili nuk dëshiron që Morata të largohet.
Francezi i ka vënë kusht drejtuesve të Realit për Moratan, duke kërkuar një super sulmues si zëvendësues të spanjollit. /a.m.