Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur ‘thumbimet’ për Lëvizjen Soicliaste për Integrim. Sot ai ishte në Radhimë në një drekë me peshkatarët, ku edhe një herë foli për qeverinë me ‘një timon’.
Mes rreshtash Rama ka folur edhe për presinet e LSI në qeverisje kur thotë se “Unë kam timonin, ti më kap nga duart. Po u mbyt anija ti më kërkon mua llogari dhe shkon e mbështet tjetrin pastaj”
“Kemi bërë shumë, por çështja është timoni. Ja ejani shkojmë dhe drejtojmë atë anije, unë kam timonin, ti më kap nga duart. Nuk shkon kështu. Mund të kesh bashkëqeverisës, rëndësi ka kush drejton. Po u mbyt anija ti më kërkon mua llogari dhe shkon e mbështet tjetrin pastaj. Djemtë i kemi me koalicionin, çupat i kemi tonat”, tha Rama, ndërsa shkaktoi të qeshura tek të pranishmit./a.m.