Pas akuzave për “kallëzim të rremë në bashkëpunim” bashkë me Durim Bamin e Mark Frrokun, deputeti “i fortë” i Shkodrës, Tom Doshi përballet me një tjetër akuzë në Prokurorinë e Përgjithshme, atë të “deklarimit të rremë të pasurisë”.Për shkak të ligjit të dekriminalizimit, gjyqtarja Rovena Gashi ka kërkuar që Doshit t’i ndalohet kandidimi në zgjedhje, ndërsa vetë deputeti i kontaktuar nga BalkanWeb, e cilëson të qëllimshme këtë lëvizje, e cila sipas tij, bëhet vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit dhe për t’i prishur punë.
“Kjo është një lëvizje e qëllimshme që bëhet para zgjedhjeve”,- ka deklaruar Doshi për BalkanWeb.
“Jam i gatshëm të dëshmoj se çdo qindarkë të pasurisë sime e kam vënë në mënyrë të rregullt”,- tha ai më tej.
Kujtojmë se deputeti i Shkodrës garon në këto zgjedhje nën siglën e Partisë Social Demokrate të Skënder Gjinushit./a.m.