Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin, Viktor Vezi 31 vjeç, banues në Tiranë, me precedentë penalë të mëparshëm.
“Më datë 06.06.2017, në lagjen Nr.17, Durrës nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar. Në vijim është ndjekur nga Efektivet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij”, citon Policia në njoftimin për shtyp.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale sende që shërbejnë për të kryer vepra penale.
• një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;
• thika;
• kaçavida;
• targa motori;
• disa telefona celularë.
Nga verifikimet, shtetasi i mësipërm rezultoi person me precedent penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës dhe kundërshtim të uniformave blu.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Sigurimi I mjeteve për vjedhje”, ” Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 142, 242, 283 dhe 279 të Kodit Penal. /a.m.