Nga Erjon Braçe
Sa e padrejtë!
Sa e pandershme!
LSI ka humbur edhe qetesine tani.
Logjiken po e po.
Ne nje perpjekje per te shperndare moral, besnikeri, qendrueshmeri, ne fakt po ben nje dem kolosal, po “vret” ende pa nisur detyren Presidentin e Republikes, ate qe Kushtetuta e percakton qarte si perfaqesuesin e unitetit te Kombit, sic duhet te jete.
E gjitha per PUSHTET partiak!
Asnje interes tjeter.
“LSI force e pare”, “Petrit Vasili kryeminister” jane interesa legjitime por teresisht partiake.
Krejt normale deri ketu.
Anormale behet gjithcka kur LSI sulmon kedo qe kerkon edhe me pak se kaq.
Pershembull;
LSI sulmon prej dy ditesh PS per fushaten e saj, synimin e qarte per nje fitore te madhe qe i jep mundesine te drejtoje e vetme qeverine e ardhshme.
LSI thote se “Edi Rama do gjithe pushtetin per vete”.
Por dy dite me pare, ne nje deklarate te shperdare per median, LSI vuri ne gojen e Presidentit te zgjedhur “kenaqesine e dekretit te pare, i cili, do te ishte ai i emerimit te Petrit Vasilit si kryeminister”!!
E shihni;
LSI e kerkon gjithe pushtetin per vete, hem Presidentin, hem Kryeministrin, madje me kenaqesi, por e sulmon, lufton ate qe eshte me pak se kaq tek PS, udheheqjen e Qeverise prej saj, vetem Qeverise.
Kjo eshte e padrejte, e pandershme, nuk ka asgje qe lidhet me parimet e moralin.
Por e konsumuar qartesisht nga LSI, dukshem prej korrikut te shkuar.
Sepse eshte keshtu, keto historite me “bese”, “besnikeri” etj, jane aq te paverteta aq sa kercasin keq.
Sepse; nuk ishte besnikeri, qeveria teknike dhe zgjedhjet e parakohshme, kerkuar troc e qarte nga LSI nje korrik me pare,
nuk ishte besnikeri, Cadra poshte selise se Kryeministrise e kunder saj, madje me kerkesen unike -ik ti te ulet ky, tre muaj me radhe, madje madje duke e mbeshtetur si kurre me pare, nuk ishte besnikeri, mbremja e organizuar hidhur per ti hedhur te gjithe kunder PS, ate pasditen qe u erresua pa ardhur nata, tamam nga ky pazar ne aksham;
nuk ishte besnikeri, tallja nje vjecare ndaj vendimit te PS per te hyre ne zgjedhje ne koalicion me LSI, vecanerisht ajo fjalia epike-“kete e vendosin forumet”, shoqeruar me gajasje nje here dhe, me slloganin “LSI force e pare”, heren tjeter.
Ka dy qasje ne harkun e dy viteve te fundit;
LSI pranon ta tradhetoje Balliu i saj, ta munde ne nje gare elektorale i vetem, madje duke e maskuar me fajin e paqene te PS;
LSI harron mbajtjen e angazhimit nga PS, per te ndare pushtetin ne nivelin me te larte te tij-Presidentin e Republikes, me te, madje pa munguar asnje vote, madje madje duke pranuar edhe pjesmarrjen e tij ne fushate si President i zgjedhur; e pashembullt kund kjo.
Edhe nje here,
KJO ESHTE E PADREJTE, E PANDERSHME!
Ne fund,
une mendoj qe kjo maredhenie ka nevoje per qetesi, logjike, madje dhe ndershmeri nese eshte e mundur.
Ndryshe di te prodhoje edhe me deklarime e sjellje qe vrasin njera tjetren me pandershmeri:
Ne Shkoder zbulohet Mafia e Plehrave si sponsorizuese e nje marreveshje te paqene, ne Tirane votohet qe kompanise sevidentifikuar nga “dobesia” Berisha si Mafia e Plehrave, ti jepet e drejta per te konkuruar ne te gjithe Shqiperine.
E kuptoni sa e padrejte dhe sa e pandershme eshte?!