Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një postim në facebook ku i uron mirmëngjes shqiptarët. Në videon e filmuar nga një dron, në shëtitore shfaqet një numër dy i krijuar nga disa mbështetës të PS, numër i cili përfaqëson këtë forcë në fletën e votimit.
Por duket se dnjekësit i shqetëson intervista e fundit e presidentit të zgjedhur Ilir Meta i cili sulmoi Ramën.
“E dëgjove Liken mbrëmë”, shkruante njëri prej komentuesve duke shtuar se e quajti karagjoz.
Postimi i Ramës
“Mirëmengjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë video të një spektakli mjaft të veçantë nga Lungomare e Vlorës. Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave”- shkruan Rama.