Leonardo Bonucci është i gatshëm të largohet nga Juventus gjatë kësaj vere.Qendërmbrojtësi italian, Leonardo Bonucci do të dëgjojë ofertat që do të vijnë, pasi mendon se është momenti i duhur për t’u larguar nga Juventus.Sipas Mediaset Premium, Bonucci ndjen se nuk ka çfarë të jap më shumë për Juventusin dhe një aventurë e re në Premierligë do të ishte gjëja e duhur.
Edhe Juventus është e gatshme ta shes Bonuccin, nëse dy skuadrat angleze Chelsea dhe Manchester City bëjnë ofertat e duhura.
Sipas The Sun, të dy këto skuadra janë gati të paguajnë 55 milionë euro, pasi lojtari pëlqehet shumë nga Antonio Conte dhe Pep Guardiola, përgatiti ”Express”. (b.an)