Cristiano Jr. është duke ndjekur rrugën e babait të tij Cristiano Ronaldo. Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është shumë krenar me djalin e tij Cristiano Jr. i cili ka filluar të merret me futboll.
Në të kaluarën Ronaldo ka postuar disa gola spektakular të djalit të tij, por kësaj radhe është krejt diçka tjetër.
Cristiano Jr. me ekipin e tij përveç se ka fituar Kupën e parë, ai është shpallur edhe PIchichi i një gare, duke qenë golashënuesi më i mirë.“Krenar me ty. Urime që fitove Kupën 2017 dhe Pichichi”, shkruan Ronaldo në Instagram, përgatiti ”Express”. (b.an)