Deri në mesditë i gjithë territori i vendit do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët por pas mesdite do të ketë vranësira nëpër të gjithë vendin ku më të dukshme do të jenë në zonat malore duke gjeneruar rrebeshe shiu. Më të mundshme në ekstremin verior.
Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në ultësirën perëndimore duke lënë me kthjellime, vranësira të shpeshta si dhe shira lokale zonat malore verilindore – juglindore.
Përsa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të mbeten të larta në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi permanent Jugor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i ulët. /b.d