Një operacion i madh është ndërmarrë nga policia e Ragusa-s në Itali dhe “Guardia di Finanza” e Comos, kundër një rrjeti që trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali.
Në vazhdën e operacionit të koduar “Balkan” janë nën hetim 61 persona, 37 mes të cilëve shqiptarë (6 ende në kërkim) dhe 24 italianë, të gjithë me origjinë siçiliane. Gjatë hetimeve, që nisën në vitin 2012, ka pasur bastisje në shumë qytete italiane; më e rëndësishmja në Catania, ku u sekuestruan 1,000 kg marijuanë.
Ditët e fundit janë arrestuar promotorët dhe organizatorët e trafikut, të gjithë shqiptarë. Në pranga është vënë: Fation Hoxhaj, 40 vjeç; Mandi Hoxha i njohur edhe si Gentian Hoxhaj, 37 vjeç, Erson Zhuka, 41 vjeç dhe Roland Kalemaj, 41 vjeç, raportojnë sot mediat lokale.
Hetimi zgjati disa vite dhe në të janë përfshirë dhjetëra hetues, të cilët kanë arritur të rindërtojnë të gjithë zinxhirin e trafikut të marijuhanës nga Shqipëria në Itali. Ngarkesa të mëdha janë nisur nga Shqipëria për në Itali, shkruan Syri.net.
Policia e shtetit në Itali dhe Guardia di Finanza, për më shumë se një vit e gjysmë kanë punuar veç e veç dhe pastaj kanë kombinuar hetimet në fazën përfundimtare, për të identifikuar furnizuesit shqiptarë.
Një total, 61 persona do të gjykohen me akuzën se kanë qenë pjesë e organizatës kriminale të dedikuar për trafikimin e drogës. 28 shqiptarë, 33 italianë./a.ç