Deputetja e LSI, Silva Caka ka hedhur akuza të forta ndaj PS dhe kryeministrit Rama.
Në një konferencë për shtyp, Silva Caka akuzoi kryeministrin Edi Rama se është frikësuar nga zgjedhjete lira e të ndershme.
Caka tha se Rama është i tmerruar nga zgjedhjet e lira dhe bëri ç’mos që opozita të mos shkonte në zgjedhje.
Deputetja Caka akuzoi Ramën se hoqi zotërinj e zonja të vërteta duke i zëvendësuar me “vajzat e korridoreve te rilindjes dhe biznesmenë pazarxhinj”
““Plot gra të denja socialiste u fshinë padrejtësisht nga listat për deputete të PS duke u zëvëndësuar nga vajza të korridoreve të Rilidnjes. Duke u kthyer krahët socialistëve të thjeshtë për 4 vite me radhë dhe u dha gjithë pushtetin oborrit të tij të Rilindjes tani kujton se mund të mashtrojë për herë të dytë socialistët duke u thënë se nuk e ka fajin zullumi i tij me pushtetin dhe përbuzja e tij ndaj tyre por e paska pasur fajin LSI që është në koalicion. Kjo alibi e tij është e mjerë dhe e pashpresë.
Problemi i tij i madh është se ai është i tmerruar zgjedhjet e lira nga vota e lirë. Ai ishte i tmerruar të bënte zgjedhje brenda PS me rival Ben Blushin dhe jo të më pranojë zgjedhje të lira me të gjithë aktorët e përfshirë në garë. Ai bëri cdo përpjekje që opozita të mos hynte në zgjedhje me qëllim shkatërrimin e opozitës dhe manipulimin e zgjedhjeve përmes përdorimit të segmenteve të policisë të lidhur me grupet kriminale të drogës. Ai Rilindjen e tij e ktheu në Ndërrmarjen më të madhe të drogës në Europë. Ndaj dhe inskenimi i turpshëm në mitingun e Beratit, në bashkëpunim dhe me segmente kriminale të policisë për gjoja blerje votash, është përpjekje e dështuar për të trembur e frikësuar LSI.
Ndërkohë që edhe vetë është kryepolici që po planifikon blerje votash masive duke përdorur çdo mjet të pushtetit. Ky akt dëshpërimi dëshmon se atë e ka kapur paniku, jo vetëm për mbështetjen që LSI gëzon në Berat e gjithë Shqipërinë, mbështetje që do të konfirmohet me votën e 25 Qershorit, por mesa duket ai ka panik dhe nga zbatimi i plotë Vettingut, që shqiptarët mezi e presin për ti dhënë fund arrogancës dhe padrejtësisë së pushtetit oligarkik, klientelist e kriminal. Prandaj le të çmendet kryepolici sepse LSI ka për të dalë forca e parë në Berat e gjithë Shqipërinë”, deklaroi Caka/javanews/a.ç