Ushtrimet e kësaj rutine përfshihen në shumë programe të stërvitjeve intensive dhe nuk marrin më shumë kohë sesa 15 minuta. Kjo do të thotë se ju do të keni një trup me formë të përsosur brenda një kohe shumë të shkurtë, dhe juve krejt çfarë ju duhet është të keni pak vullnet, transmeton Telegrafi.
Ndiqni këto këshilla para se ta filloni stërvitjen:
– Para fillimit të ushtrimeve, bëni nxehje pesë-minutëshe të muskujve: bëni disa squat, ushtrime të duarve dhe këmbëve, lëvizeni belin në formë rrethore, e gjithashtu bëni edhe nxehje të gjunjve dhe qafës.
– Caktojeni kohëmatësin për 15 minuta. Bëni të gjitha ushtrimet një pas një, dhe ndaluni për të pushuar vetëm nëse vërtet keni nevojë. Setin e përsëritni aq më shumë që mundeni brenda 15 minutave.
– Stërvitjen përsëriteni çdo dy ditë, dhe përpiquni ta rritni numrin e përsëritjeve.
– Kohën e stërvitjes e rritni nga 15 në 20 minuta pas tri javëve.
Kjo është rutina e plotë ushtrime që do t’jua djegë dhjamin në afat rekord:
Hedhje me kërcim – 12 përsëritje
Pompa me ngritje dore – 12 përsëritje duke i ndryshuar duart
Ushtrimi plank (Trupi drejt) me kërcim – 12 përsëritje
Ushtrimi (trupi drejt) me ngritje gjuri – 12 përsëritje
Kërcim lart dhe anash – 12 përsëritje
Ushtrimi plank me duar të ngritura – 3 përsëritje
Kërcim me gjunjë deri në gjoks – 12 përsëritje, përgatiti Express. (b.an)