Shpëtim Idrizi, kreu i Partisë Drejtësi, integrim dhe Unitet ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se do të japë dorëheqjen nga politika nëse në Vlorë, PD merr 5 deputetë.
Kujtojmë se në listën për deputetë në qarkun e Vlorës është dhe ish kolegu i Idrizit, Dashamir Tahiri, me të cilin kreun I PDIU-së ka patur disa replica të forta kohët e fundit.
Në emisionin të “Paekzposuarit” Idrizi u shpreh se është e turpshme ku në një qark ku ka prani të madhe të çamëve, PD të vërë të tretin në listë një njeri si Vangjel Dule.
“Dashamir Tahiri, mesa di unë është me Partinë Republikane në listën e PD. PD, në një qark ku ka prani të madhe të shqiptarëve te Çamërisë, vë të tretin Vangjel Dulen.
Dule ka fyer shqiptarët e Çamërisë, ndërsa Dash Tahirin e kam mbajtur me zor në parlament pasi donte të rrinte Vangjel Dulen.
Partia Demokratike e ka vënë Dashamir Tahirin në listë të 5-in në Vlorë, pra jo fitues. Kjo pasi PD asnjëherë nuk i merr 5 deputetë pa PDIU-në. Nëse PD do të marrë 5 deputetë në Vlorë, atëherë unë e them publikisht që jap dorëheqjen nga politika”, tha Idrizi.
Kjo deklaratë erdhi pas reagimit të kandidatit për deputet të PD-së Dashamir Tahiri, i cili tha se PD ka marrë edhe më parë 5 deputetë.