Një veprim heroik i pronarit të një restoranti në Londër është filmuar nga kamerat e sigurisë të instaluara brenda lokalit, në të cilën shfaq momentet kur strehon dhjetëra kalimtarë rasti, dhe më pas mbyll dyert për të parandaluar sulmet që kryheshin me thika dhe shpata nëpër rrugë.
Sergio Farina nuk kishte hezituar t’ua hapë dyert qytetarëve të tmerruar dhe terrorizuar nga sulmuesit, ku pasi u sigurua se gjithçka kishte nën kontroll, mbylli dyert duke ua pamundësuar sulmeve të futen brenda për të kryer një masakër të përgjakshme.
Në video shihet se si sulmuesit mundohen të futen në restorantin e Sergios që shërben ushqim spanjoll, por ai tregohet i guximshëm duke u mbështetur në derë për të parandaluar futjen e tyre dhe të vrasin 28 personat që ishin brenda.
Në sulmet e përgjakshme në Londër që ndodhën në natën e 3 qershorit, humbën jetën shtatë persona dhe 48 tjerë u lënduan. /a.m.