Ligji për nëpunësin civil ndalon çdo punonjës të administratës që të shprehë publikisht bindjet apo preferencat e tij politik.
Por pavarësisht ligjit dhe apelit të shumpërsëritur të zv. kryeministres Ledina Mandia, Shefi i administratës së Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, Bledar Loci, nuk ka hezituar të marrë pjesë në fushatë, duke shprehur bindjet e tij dhe duke e ndarë këtë edhe në rrjetet sociale. “Me aktivistë të njësisë 5, voto numrin 2. Partia Socialiste, për Shqipërinë që duam” shkruan shefi i administratës së Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, krah një fotoje me simpatizantë e mbështetës të Partisë Socialiste.
Ligji për nëpunësin civil thekson se jashtë orarit të punës nënpunësi civil ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike por nuk i lejohet të ndërmarrë veprime të bëjë fushatë për një subjekt politik/zgjedhor apo kandidat, të jetë protagonist në aktivitete/veprimtari politike apo të manifestojë me pankarta, parulla apo çdo mjet tjetër të shkruar dhe të ekspozuar publikisht. Pas publikimit të rastit në Televizionin Ora News, Drejtoria e Përgjithshme ka bërë me dije se Bledar Loci është pezulluar.