Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi, i cili është drejtues politik në qarkun Fier, është pritur me protesta nga banorët e Zharrëzës gjatë turit të tij elektoral në këtë zonë.
Disa banorë të Zharrëzës i kanë dalë para me parulla si “Pa dëmshpërblime s’ka votime”; “Duam shtëpitë tona”; “Zbatoni V.K.M”; “Stop Ndotjes”.
Ai është ndalur dhe ka biseduar me protestuesit duke i’u premtuar atyre shpërndarien e dëmshpërblimeve brenda muajit./a.m.