Ditën e sotme, Lulzim Basha ishte i pranishëm në Tropojë, ku në një takim me fermerët e zonës, ai i shpreh se në rast fitoreje, “do të mbyllë traun për prodhimet bujqësore që konkurrojnë padrejtësisht fermerët shqiptarë”.
Ajo që Basha qëllimisht zgjodhi të mos thotë, është se 81% e importeve bujqësore shqiptare, pikërisht ato që konkurrojnë produktet e fermerëve tanë, vijnë pikërisht nga e Bashkimit Europian. Mbajtja e një parimi të tillë nënkupton direkt shkeljen e parimeve të tregtisë së lirë, parime që përbëjnë gurin e themelit mbi të cilin është ngritur Bashkimi Europian.
Në rast zbatimi, një politikë të tillë do të sillte sanksione të rënda ekonomike për vendin, si dhe ndërprerjen e mënjehershme të bisedimeve të anëtarësimit. Arsyeja për këtë është Marrëveshja e Asocim Stabilizimit, e firmosur nga Shqipëria në vitin 2006 dhe që hyri në fuqi në 2009-n. Në bazë të kësaj marrëveshje, vendi ynë është zotohet të liberalizojë hap pas hapi tregtinë me BE-në, deri në një liberalizim të plotë, çka do të shoqërohet edhe me heqjen e barrierave graduale edhe për eksportet shqiptare në Europë.
Lulzim Basha ishte Ministër i Transporteve në vitin 2006 kur ajo u nënshkrua dhe ministër i Jashtëm, tre vite më vonë kur kjo marrëveshje hyri në fuqi. Megjithatë, duket se për të fituar votat e fermerëve të Tropojës, Basha është i gatshëm të harrojë gjithçka, duke ndjekur një linjë premtimesh populiste të parealizueshme.
ma.me