Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, ka reaguar pas sulmeve nga ana e Lëvizjes Socialiste për Inbtegrim.
Nga Ura vajgurore ku ka vijuar turin e tij elektoral, ai tha se partitë e vogla (duke nënkuptuar LSI) marrin pushtet por asnjëherë përgjegjësi. Ndaj ai ka kërkuar besimin e qytetarëve për të ashtuquajturën ‘qeverisje me një timon’.
“Forca më e madhe e ka përgjegjësinë. Se në fund edhe për gjërat që nuk funksionojnë për shkak të partive të vogla, përgjegjësia na bie ne. Partitë e vogla marrin nga pushteti ç’të duan por përgjegjësi nuk marrin.
Përkundrazi kanë luksin që bëjnë edhe kritikuesin me mesazhe të kamufluara me gjysmë shantazh dhe gjysmë kritik konstruktiv. Sepse nuk kanë përgjegjësi. Përgjegjësia bie mbi forcën e parë”, tha Rama.