Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nga Kamza është shprehur se Edi Rama meqë nuk arrti dot te mposhte Republikën e Re e përqafoi atë dhe me 17 maj firmosi kapitullimin e Republikës së vjetër.
“Ju nuk e keni humbur kurrë besimin dhe unë kurrë nuk e kam humbur besimin tek ju. Republika e Re është fundi i republikës së politikaneve qe kanë shtrirë duar tek fruta e pemës së demokracisë duke mos lënë tjetër që të bashkohet.
Republika e Re është fundit i politikaneve të korruptuar dhe inkriminuar. Republika e Re është vendi ku vendoset njëherë e përgjithmonë standardi evropian. Ai është që populli kontrollon politikanë dhe jo politikanet popullin.Më 18 maj Republika e vjetër kapitulloi.
A ua kishte marrë mëndja që brenda 100 ditësh që Edi Rama do të firmoste kapitullimin e Republikës së vjetër?A au kishte marrë mëndja që do të bënte fushatë me dy gishta lart?U përpoq që të kafshonte Republikën e Re, por meqë ka kuptuar se nuk e mposhti, me kujton ate shprehjen se: “Kur nuk e kafshon dot, puthe”.Rama del dhe shfaqet me barcaleta dhe me daulle. Daulleve u bie dhe Ilir Meta, por ai u bie daulleve të hallit. Rama nuk guxon të bëjë bilancin se del me buzë të kuqe se çorapet e kuqe i ka.
ma.me