Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar sërish në lidhje me shkarkimet në administratë për përfshirje në fushatën zgjedhore.
Kjo forcë i ka cilësuar shkarkimet arbitrare dhe tërësisht antiligjore. Sipas LSI, këto veprime nuk kanë lidhje me qeverinë demokratike dhe siaps saj është tronditur besimi i qeverisë.
Kreu i LSI Petrit Vasili, këto pretendime i rendit në një letër adresuar kryeminsitrit Edi Rama, kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe për dijeni presidentit Bujar Nishani. Po ashtu, letra i është drejtuar për dijeni kreut të KQZ Klement Zguri, kreut të prezencës së OSBE Bernd Borchardt hde përfaqësive diplomatike. /a.m.