Transgjinori Fatjon Hoxha njohur ndryshe si Anxhela është goditur me thikë një ditë më parë në Tiranë. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur pranë parlamentit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe autori një 35-vjeçar dyshohet se e ka goditur Anxhelën 2 herë me thikë. Transgjinori ka marrë mjekimin pranë qendrës spitalore “Nënë Tereza” dhe pasi ka lënë ambientet e spitalit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për këtë ngjarje kanë nisur hetimet nga komisariati numër 1. Po kështu ka nisur hetimet për gjetjen e autorit të kësaj ngjarje.
ma.me