Babë e bir duke u gdhirë e diela në ambientet e Urgjencës e Sëmundjeve të Brendshme në Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’, kanë dhunar në gjendje të dehur infermierin R.K i cili po i mjekonte.
Ata ishin paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi ndiheshin keq por në gjenjde të rënduar kanë nisur të bërtisnin dhe t’i kundërviheshin infermierit.
“Unë të mbys me këto duar mor bir k**ve”, mësohet të ketë qenë kërcënimi i 45-vjeçarit para se të ushtronte dhunë ndaj infermierit, raportojnë burimet për BalkanWeb.
Të parët që ndërhynë në vendngjarje ishin punonjësit e sigurisë, të cilët më pas njoftuan Policinë. Fill pas këtij episodi u bë e mundur arrestimi i 45-vjeçarit, ndërsa djali u la i lirë. Sakaq, infermieri është marrë në pyetje për të zbuluar kështu dhe rrethanat e ngjarjes./a.m.